Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve

30 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve, të udhëhequr nga Presidentja, Ambasadorja Aleksandra Naqeva Ružin. Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorët: Muhamed Halili, Ljupço Arsovski, Iljaz Sabriu, Tihomir Ilievski dhe Ivica Bocevski.

Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe mbështetur institucionin e Presidentit, duke përcaktuar prioritetet e politikës së jashtme, analizat e pavarura dhe të ekspertëve, debatet publike, këshillat dhe konsultimet mbi çështjet ndërkombëtare.

U identifikuan fushat e mundshme për bashkëpunim të ndërsjellë dhe u ofruan ide, propozime dhe iniciativa, të cilat do të kontribuonin në përforcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme të vendit.

Me qëllim të avancimit të diplomacisë maqedonase, bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e emërimit të ambasadorëve të karrierës si zgjedhje e parë, duke theksuar rëndësinë e përvojës së tyre për përfaqësim të përshtatshëm dhe dinjitoz të vendit në botë.

Presidentja Siljanovska Davkova I përshëndeti ambiciet e ambasadorëve për të nxitur dialogun profesional lidhur me çështjet me interes kombëtar dhe shprehu gatishmërinë për komunikim të mëtejshëm. Duke theksuar se imazhi i parë i vendit është më i rëndësishmi, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se përvoja dhe potenciali i anëtarëve të Këshillit mund të paraqet ndihmë e vlefshme në procesin e vendimmarrjeve të caktuara.

Në këtë takim, ajo riafirmoi përpjekjet për përfaqësim të barabartë të grave në diplomaci dhe përfitimet e krijimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me politikën e jashtme maqedonase, marrëdhëniet me fqinjët, Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...