Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me maqedonistët e Shkollës së së 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në UKEM

19 Gusht 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në vilën Biljana në Ohër, i mirëpriti maqedonistët e Shkollës së 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi realizimin e aktiviteteve dhe përmbajtjeve aktuale dhe të planifikuara në Shkollën e 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” e cila po mbahet në Ohër deri më 29 gusht.

Duke e theksuar rëndësinë e madhe të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase për mësimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonas, Presidentja vlerësoi se interesi i madh në botë për maqedonistikën nëpërmjet veprimtarisë së 11 lektorateve të gjuhës maqedonase, e thekson nevojën për zmadhimin e tyre dhe nëpërmjet qendrave universitare për mësimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase.

Presidentja u uroi realizim me sukses të programit të paraparë të Shkollës së  57-të verore duke shtuar se ajo me përmbajtjet e saj paraqet një mundësi për fitimin e edukimit në praktikë, realizimin e llojeve të ndryshme të bashkëpunimit dhe kontribuon për zhvillimin e lektoratëve të maqedonistikës në botë dhe të diplomacisë kulturore.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë maqedonase deri më tani ka organizuar 56 shkolla verore dhe tri shkolla dimërore, si edhe 50 konferenca ndërkombëtare shkencore ku kanë marrë pjesë më shumë e 4.000 pjesëmarrës nga mbi 60 vende, midis të cilëve edhe maqedonistë të shquar, profesorë të gjuhës dhe letërsisë maqedonase në universitetet e huaja, sllavistë, ballkanistë, përkthyes, bashkëpunëtore shkencorë dhe studentë që e kanë mësuar gjuhën maqedonase në lektoratet tona dhe universitetet në botë. Në Shkollën e sivjetshme të  57-të që mbahet nën moton “Krenaria maqedonase” marrin pjesë 65 maqedonistë nga 17 vende.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...