Me iniciativë të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, mbajti takim pune me anëtarët aktualë dhe të mëparshëm të Komisionit të faljes, me qëllim të shkëmbimit të përvojave lidhur me zbatimin e institutit falje.
Presidentja Siljanovska Davkova e argumentoi iniciativën e takimit. Sipas saj, arsyeja kryesore për mbajtjen e mbledhjes është qëndrimi i pandarë i juristëve se ligji ekzistues shkakton probleme serioze në procesin e faljes dhe se ekziston nevoja për një ligj të ri.
Konsultimi me anëtarët e komisioneve të mëparshme të faljes është një hap i domosdoshëm për të që të përcaktohen mangësitë dhe problemet, si dhe për të evidentuar zgjidhjet ligjore dhe institucionale që rezultojnë. Në debatin e përkushtuar, prej katër orësh, fillimisht u theksua se falja është një e drejtë njerëzore e personave të dënuar që duhet respektuar dhe zbatuar. Gjatë dhënies dhe matjes së saj nuk duhet të ketë ndikim politik dhe partiak.
Në procesin e faljes gjëja më e rëndësishme është puna e koordinuar midis gjykatës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit të faljes, duke e respektuar parimin e ndarjes së pushteteve.
Shumica e ish-anëtarëve të komisioneve të faljes e kritikuan qasjen restriktive të faljes. Në këtë drejtim, u propozua zmadhim i spektrit të faljes, si në lidhje me numrin e të falurve, ashtu edhe në aspektin e kohëzgjatjes. Të gjithë pjesëmarrësit konsiderojnë se komisioni duhet të jetë rezistent ndaj trysnisë nga opinioni, të udhëhequr nga argumentimi i vendimeve personale të faljes. Anëtarët folën edhe mbi nevojën e sigurimit të mekanizmave të sigurimit, nëpërmjet qasjes individuale komisioni të informohet në mënyrë burimore që të informohet mbi gjendjen e të dënuarit dhe shkallën e risocializimit të tëj, pavarësisht nga natyra dhe madhësia e dënimit.
Në këtë takim pune, pjesëmarrësit e konstatuan domosdoshmërinë e miratimit të ligjit të ri për faljen, që t’i marrë parasysh përvojat e zbatimit të ligjit aktual, si dhe përvojat dhe shembujt krahasues.
Sipas tyre, miratimit të ligjit duhet t’i pararendë debat i gjerë publik dhe ekspert.