Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim sot në hapjen e Garave të 30-ta Sportive Republikane të Pensionistëve për vitin 2026 në Ohër, kushtuar 80-vjetorit të organizimit të pensionistëve në Maqedoni dhe 20 shtatorit – Ditës së Pensionistëve të Maqedonisë.
“Është logjike që unë të jem midis juve, sepse jam një prej juve”, tha presidentja, duke theksuar se pensionimi nuk paraqet fund i jetës aktive, por fillimi i ciklit të ri të jetësës në të cilin mençuria, njohuria dhe përvoja marrin shprehje të veçantë.
Për të, sporti nuk është vetëm ushtrim fizik, por edhe mendor që përmirëson shëndetin, inkurajon socializimin dhe na mëson të vazhdojmë të gëzohemi me sukseset, por edhe të përballojmë dështimet në mënyrë më të ehtë.
Duke folur për të drejtat e pensionistëve, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se ata duhet të përfshihen në krijimin e politikave, si dhe veçanërisht në miratimin e ligjeve dhe vendimeve që i përkasin atyre.
Presidentja Siljanovska Davkova përmendi shembullin e japonezëve, të njohur si populli më jetëgjatë, duke treguar se një nga arsyet më të rëndësishme për këtë është besimi në filozofinë “ikigai”, sipas së cilës gjithmonë ekziston një arsye për ekzistencën tonë dhe qëllimet që duhet t’i arrijmë.
Ajo u uroi pjesëmarrësve lojë të ndershme, luftë kalorësiake dhe suksese, si dhe shumë gara të tjera të tilla në të ardhmen.
Në hapje folën edhe Presidentja e Unionit të Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova, Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, Presidentja e Shoqatës së Pensionistëve të Sllovenisë, Zdenka Jan dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Sportit, Ilija Risteski.
Në këto gara pritet të marrin pjesë 312 garues nga 41 shoqata, anëtare të sindikatës.






