Takimi i kryetares Siljanovska Davkova me Marko Makovec, zëvendësdrejtor në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Marko Makovec, zëvendësdrejtorin e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, në prag të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në takim u shkëmbyen mendime për progresin e integrimeve maqedonase evropiane, perspektivat dhe hapat e mëtutjeshëm në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën për përshpejtim dhe përparim në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si përcaktim tonë strategjik, i cili gjithashtu  është i një rëndësie kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të rajonit më të gjerë.

Ajo prositi se,  për të ruajtur kredibilitetin e zgjerimit të BE-së, është e nevojshme të respektohet procesi meritor i integrimit dhe vlerësimi i përmbushjes së kritereve të Kopenhagës nuk duhet të vuajë për shkak të çështjeve bilaterale dhe lëvizjeve politike të vendeve të caktuara anëtare të BE-së.

Në bisedë, kryetarja Siljanovska Davkova theksoi se institucionet shtetërore të Maqedonisë në të ardhmen do të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e vazhdueshëm të reformave dhe se do të përpiqen për një konsensus politik dhe social në lidhje me agjendën e reformave dhe miratimin e ligjeve për të cilat parashikohet një flamur evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit