Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein

6 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot e mirëpriti ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, mbi perspektivat e thellimit të bashkëpunimit zhvillimor, si dhe mbi procesin eurointegrues maqedonas, mbi përparimin e reformave dhe plotësimin e kritereve të Kopenhagës.

Të dyja bashkëfolëset i përshëndetën marrëdhëniet e mira tradicionale politike midis dy vendeve, ndërsa Presidentja Siljanovska Davkova shprehu interes për përforcimin dhe intensifikimin e kontakteve të përgjithshme, përkatësisht dialogut proaktiv politik me Suedinë në nivelin më të lartë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme nga Suedia për eurointegrimet maqedonase, si dhe mbi ndihmën teknike të deritanishme të përgjithshme për procesin aderues në Bashkimin Evropian dhe shprehi pritjen për bashkëpunimin e mëtejshëm në lidhje me qëllimet strategjike maqedonase.

Në atë drejtim, u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i vazhdueshëm zhvillimor me Suedinë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve maqedonase, sidomos në fushën e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova dërgoi urime me rastin e Festës Kombëtare të Suedisë dhe e theksoi gatishmërinë e saj për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat në të cilat ka potenciale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në një bisedë telefonike me Zelenskin

Siljanovska-Davkova në një bisedë telefonike me Zelenskin

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sot zhvilloi një bisedë të shkurtë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski. Në këtë bisedë telefonike, presidenti Zelenski informoi presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Komunikatë për shtyp

Komunikatë për shtyp

Pyetje: A keni vendosur se kë do të emëroni guvernator? Presidentja Siljanovska-Davkova: Sigurisht, unë e mora vendimin tim, por ju thashë se kjo nuk thuhet kurrë publikisht më parë, por i dërgohet organit, sepse Kuvendi vendos dhe ju do ta merrni vesh. Do të...