Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Fuat Oktaj

29 Janar 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Fuat Oktaj.

Ajo shprehu edhe një herë ngushëllime për zjarrin që ndodhi në qendrën e skijimit në Kartalkajë.  Të dy bashkë e theksuan rëndësinë dhe ndihmën e ndërsjellë në momentet e vështira.

Takimi e konfirmoi miqësinë e fortë maqedonase-turke.  U konstatua se bashkësia turke në vend është pjesë e pandashme e shoqërisë maqedonase dhe se qytetarët me prejardhje maqedonase në Turqi janë urë afrimi midis dy vendeve.  Presidentja i theksoi edhe njëherë relacionet e saj të afërta me Turqinë që lidhen me përvojën personale, profesionale dhe si deputete.

Bashkëfolësit e theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik për marrëdhëniet e përgjithshme të ndërsjella, kurse sidomos për mbrojtjen dhe sigurinë.  Ata ranë dakord se roli i bashkësisë turke është me rëndësi të veçantë në shoqërinë multikulturore maqedonase.

Gjithashtu, shprehën pritje për investime më të mëdha dhe për shkëmbim më të madh tregtar.

Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Fuat Oktaj e theksoi nevojën që të përmirësohen kushtet e jetës në mjediset me popullatë shumicë turke me theks të veçantë në infrastrukturë.  Gjithashtu, ai e përcolli dëshirën e bashkëkombësve të tij për takime më të shpeshta me Presidenten.

Presidentja e mbështeti propozimin turk për vendosjen e Këshillit të lartë për bashkëpunim strategjik midis dy shteteve si garanci për thellimin e partneritetit strategjik.  Te ky këshill të dy shohin kornizë juridike dhe nacionale për dinamizim të bashkëpunimit të përgjithshëm të ndërsjellë.

Z. Fuat Oktaj foli për interesin e madh të një numri të madh të qytetarëve turq me prejardhje turke për marrjen e shtetësisë maqedonase. Gjithashtu, në fushën e turizmit shikojnë një hapësirë të hapur për një bashkëpunim më të madh.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...