Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Shkup realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në takim ishin shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, të cilat mirëmbajnë marrëdhënie tradicionalisht miqësore, me zhvillimin e bashkëpunimit në disa sfera me interes të ndërsjellë, në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në Aleancën NATO.

Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Turqia i jep vendit tonë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral dhe shprehu pritjen që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u theksua edhe roli i rëndësishëm i komunitetit turk në vend, i cili forcon edhe më tej lidhjet e mira me Turqinë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ministri Fidan shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen aktuale në rajonin e gjerë, si dhe për sfidat lidhur me aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në konferencën “Bankat qendrore dhe puna e bankës qendrore në një mjedis kompleks: Dëshmimi i përkushtimit dhe mirëmbajtja e kredibilitetit”

Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në konferencën “Bankat qendrore dhe puna e bankës qendrore në një mjedis kompleks: Dëshmimi i përkushtimit dhe mirëmbajtja e kredibilitetit”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, mbajti fjalim në konferencën e 10-të ndërkombëtare “Bankat qendrore dhe puna e bankës qendrore në një mjedis kompleks: Dëshmimi i përkushtimit dhe mirëmbajtja e kredibilitetit” që me organizim nga Banka Kombëtare e...