Takimi i Presidentes Siljanovska – Davkova me pjesëmarrësit në programin “Koneksioni Oksford”

1 Prill 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti pjesëmarrësit në programin e sivjetshëm “Koneksioni Oksford”.

Në takim morën pjesë dr. Kostake Millkov, kryetar i Institutit Ballkanik për Besim dhe Kulturë dhe organizator i “Koneksioni Oksford”, mr. Nada Millkova, drejtoreshë e “Metanoia” dhe pjesëmarrësit: prof. dr. Lorna Smith, prof. dr. Nigel Kruk, dr. Daniel Uatkis, dr. Katrin Fung dhe Betan Uillis, si dhe prof. dr. Valentin Mirçeski.

Duke theksuar se programi është unik për vendin tonë, Presidentja tha se ka pasur kënaqësinë të takojë disa nga folësit e shquar nga programet e mëparshme të “Koneksionit Oksford “. Për një vend të vogël si i yni,theksoi ajo, është nder i veçantë të vizitohesh prej vitesh nga profesorë dhe studentë nga një prej universiteteve më të vjetra në botë. Prezenca e tyre, theksoi ajo, u ofron studentëve dhe akademikëve maqedonas jo vetëm qasje në literaturën shkencore botërore, por edhe mundësi për t’u takuar me autorët – shkencëtarë nënshkrimet e të cilëve figurojnë në libra. Në këtë mënyrë ata i zgjerojnë horizontet e tyre, por ndërtojnë edhe ura bashkëpunimi.

Duke folur secili për domenin e vet, të ftuarit folën për ndryshimet që duan të shohin te njerëzit, si dhe për mënyrën e reformimit të sistemit arsimor, duke pasur parasysh se bota po ndryshon shumë shpejt dhe të gjithë duhet t’u përshtatemi kohëve të reja.

Kryetari i Institutit Ballkanik për Besim dhe Kulturë, Millkov, theksoi se qëllimi i programit “Koneksioni Oksford” është që të lidhë institucionet relevante maqedonase me këtë institucion lider të arsimit të lartë. Nga viti 2011 e deri më sot, nëpërmjet këtij programi në universitetet maqedonase, si dhe në ASHAM, mbi 100 profesorë, ligjërues dhe doktorantë nga Oksfordi kanë pasur mundësinë të shpjegojnë hulumtimet e tyre aktuale në shumë fusha.

Presidentja, si profesoreshë në universitetin më të mirë maqedonas, ka treguar se i vjen keq që UKIM po bie në renditjen e universiteteve botërore. “Duhet të mbështesim më të mirët, të luftojmë për të rinjtë dhe t’i mbajmë në shtëpi, sepse vetëm ata mund të na ndihmojnë të jemi realisht pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo, duke theksuar se pikërisht për këtë është frymëzuese vizita e përfaqësuesve nga Universiteti i Oksfordit. Ajo e theksoi përkushtimin e saj për rritjen e përqindjes për arsim dhe shkencë. “Arsimi është kanal nëpërmjet të cilit idetë dhe idealet transmetohen nga një brez në tjetrin”. Prandaj thuhet se shkollat ​​dhe universitetet janë mburoja e lirisë dhe e pavarësisë.“ Heronjtë tanë modernë duhet të jenë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët”, shtoi ajo.

Aktualisht, në Mbretërinë e Bashkuar, gjithsej 41 qytetarë të Maqedonisë vazhdojnë shkollimin e tyre në një nga universitetet prestigjioze britanike.

Këtë vit “Koneksioni Oksford” do të funksionojë nga sot deri të premten, më 4 prill.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...