Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në prag të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në takim ishte vlerësuar se të dy vendet kanë një dialog të shkëlqyer politik dhe ishte shprehur interesi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në interes të stabilizimit të mëtejshëm dhe prosperitetit ekonomik të rajonit, është e nevojshme të investohet në bashkëpunimin rajonal, për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve integruese evropiane të vendeve të rajonit, si dhe zbatimin konsekuent të agjendës reformuese.

Në këtë drejtim, të dyja presidentet shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për sfidat politike dhe të sigurisë në nivel rajonal dhe multilateral.

Duke theksuar se të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm tregtarë, në takim ishte shprehur gatishmëria për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes në infrastrukturë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit