Takimi me përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar Maqedonase

20 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Vilën Biljana në Ohër i mirëpriti Meto Kolloskin dhe Gordan Jordanovin nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase.

Në takim, Presidentja u informua mbi projektet aktuale dhe aktivitetet e planifikuara të DBM-së dhe u shkëmbyen mendime mbi Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën, për situatën aktuale politike në SHBA dhe Evropë, si dhe për ndryshimet në demografinë e diasporës.

Duke theksuar se DBM-ja e përfaqëson zërin global të mërgimtarëve maqedonas në SHBA, Kanada, Evropë dhe Australi, Presidentja shprehu përkrahje për iniciativat e saj dhe kontributin e përgjithshëm për afirmimin ndërkombëtar të vendit dhe promovimin e vlerave, identitetit dhe kulturës maqedonase.

Në këtë drejtim, ajo e falënderoi DBM-në për konstruktivitetin e saj, mbështetjen në përfaqësimin e interesave maqedonase dhe përmbushjen e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe për rolin e tyre në përparimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet në të cilat veprojnë.

Në këtë takim Presidentja e theksoi përkushtimin e saj për nxitjen e bashkëpunimit me DBM-në, thellimin e lidhjeve me mërgimtarët, shfrytëzimin e potencialeve dhe përforcimin e rolit të tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.

Duke theksuar se diaspora maqedonase është shtyllë e atdheut, resurs diplomatik dhe se gjendja jonë ekonomike lidhet drejtpërdrejt me aktivitetet e diasporës, Presidentja Siljanovska Davkova tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi aktiv dhe produktiv me mërgimtarët maqedonas, si dhe se gjetja e modelit dhe kushteve të veçanta me të cilat do të mundësohen investimet e tyre, si dhe transferimi i njohurive dhe aftësive në vend.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...