Thirrje publike për aplikimin e kandidatëve për vullnetarë

10 Qershor 2026 | Kumtesat

Në bazë të nenit 4 të Programit të Vullnetarizmit në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, shpallim

THIRJE PUBLIKE

për aplikimin e kandidatëve për vullnetarë

Ftojmë kandidatët e interesuar të aplikojnë në thirrjen publike për vullnetarë në Zyrën Popullore të Presidentit.

Kabineti i Presidentit ka nevojë që të punësojë 10 vullnetarë për të kryer aktivitetet e specifikuara në bazë të Nenit 3 të Ligjit të Vullnetarizmit.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV të shkurtër dhe
  • letër motivimi

Përzgjidhja e vullnetarëve do të bëhet nga Komisioni i Përzgjidhjes së Vullnetarëve në Kabinet, ndërsa vullnetarët e përzgjidhur do të kontaktohen.

Angazhimi vullnetar bazohet mbi kontratë vullnetarizmi për periudhë deri 6 (gjashtë) muaj. Pas përfundimit të vullnetarizmit, Kabineti i Presidentit nuk është e detyruar t’i punësojë vullnetarët.

Vullnetarët kanë të drejtë për rimbursim të shpenzimeve të ushqimit dhe transportit për në dhe nga vendi i vullnetarizmit në shumën deri në 15% të pagës mesatare mujore në Republikë të paguar për vitin e kaluar.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve me dokumentet e kërkuara është 5 (pesë) ditë pune, të llogaritura nga data e publikimit të shpalljes në faqen e internetit të Presidentit, duke përfshirë datën 16.06.2026 deri në orën 15:00.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara në arkivin e Kabinetit të Presidentit ose përmes postës në adresën e mëposhtme: Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rr. “Aco Karamanov” nr. 33A, 1000 Shkup (me shenjë:  “për thirrjen publike për vullnetarë”).

Aplikimet e vonuara dhe të paplota nuk do të merren në konsideratë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...