Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova dërguar Presidentit amerikan Bajden me rastin e Ditës së Pavarësisë

4 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dërgoi urime Presidentit të SHBA-së, Xho Bajden.

Në vijim është teksti i urimit.

I nderuar zoti President,

Kam nderin e veçantë dhe kënaqësinë e madhe, në emër të qytetarëve maqedonas dhe në emrin tim personal, t’Ju uroj Ditën e Pavarësisë, duke dërguar dëshirat më të sinqerta për prosperitet dhe zhvillim të gjithanshëm në shtetin Tuaj dhe për mirëqenie të popullit mik amerikan.

Këtë 4 Korrik, qytetarët amerikanë festojnë 248 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe i festojnë parimet e lirisë dhe të barazisë, të cilat janë vendosur në këtë dokument, i cili është inspirim për shumë popuj në bot. Synimi i etërve të kombit amerikan që të formojnë qeveri, e cila i përfaqëson dhe e merr fuqinë e vet nga populli, është po aq e vlefshme edhe sot edhe për shumë popuj të tjerë dhe koncepte të menaxhimit, duke përfshirë edhe atë maqedonas.

Duke shkëmbyer dhe kultivuar këto vlera, ne jemi krenarë të miqësisë tradicionale me popullin amerikan dhe jemi të përkushtuar për përforcimin e saj të mëtejshëm, si dhe të përparimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Si partner stabil dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, mbetemi të fokusuar në përcaktimet e përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik me pjesëmarrje në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër kërcënimeve mbi stabilitetin dhe paqen në Evropë dhe në botë.

E shfrytëzoj këtë rast të falënderohem për mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zbatimin e proceseve tona reformatore, duke theksuar se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e tyre. Qëllimi ynë përfundimtar është përparimi i mirëqenies së qytetarëve maqedonas, anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, kurse nëpërmjet kësaj edhe ngritja e statusit tonë dhe zmadhimi i fuqisë sonë si aleat në NATO.

Duke i përsëritur urimet e mia të përzemërta dhe shpresën se lidhjet e fuqishme midis dy vendeve tona dhe popujve mik do të vazhdojnë të përforcohen edhe në të ardhme, Ju lut, zoti President, të pranoni shprehjet e respektit tim më të lartë.

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Mbledhja konstitutive e Këshillit të Sigurimit

Mbledhja konstitutive e Këshillit të Sigurimit

Sot në Kabinetin e Presidentit u mbajt Mbledhja konstitutive e Këshillit të Sigurimit. Në këtë mbledhje të cilën e kryesonte Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit sipas funksionit:...