Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit

27 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit, i dërgoi urime kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam.

I nderuar Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai,

Më lejoni t’ju shpreh personalisht urimet e mia të sinqerta juve, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam, me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, me dëshirën që ta kaloni atë në paqe, gëzim dhe mirëqenie familjare.

Në një botë të ngarkuar me pasiguri, mosbesim, alienim dhe ndjenjë të dobësuar të përkatësisë së përbashkët, festat e mëdha kanë një dimension dhe fuqi të fortë shpirtërore.

Kurban Bajrami, nëpërmjet simbolikës së tij të thellë të dhënies dhe sakrificës, tregon vlera të rëndësishme për pjekurinë morale të komunitetit: humanitetin, empatinë, solidaritetin dhe përgjegjësinë ndaj të tjerëve. Pikërisht në aftësinë e ruajtjes dhe shprehjes së dashurisë dhe kujdesit për të afërmin, madje edhe në momentet e dallimeve dhe sfidave, njihet dhe matet integrimi i shoqërisë.

Vetëm nëpërmjet mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe një kulture respekti, diversiteti mund të paraqet avantazh, jo dobësi, të bëhet një urë, jo një pengesë, dhe të rritet në unitet, duke kapërcyer përçarjet.

Gëzuar Kurban Bajramin.

 Dr. Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit