Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

21 Korrik 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në ceremoni solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti sot Presidenten e parë të Republikës së Indisë, Drupadi Murmu që është në vizitë zyrtare të vendit.

Takimi ballë për ballë u pasua pas takimit plenar të delegacioneve të Maqedonisë dhe Indisë.

Tema e bisedës ishin marrëdhëniet aktuale maqedonase-indiane, me theks mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, turizmit, shëndetësisë dhe transformimit digjital.

Gjithashtu, bashkëbisedueset shkëmbyen mendime mbi situatat globale, duke theksuar nevojën e respektimit të së drejtën ndërkombëtare dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, vizita paraqet hap i rëndësishëm në zgjerimin dhe përforcimin e bashkëpunimit. Në trashëgiminë e përbashkët njerëzore të Shën Nëna Terezë, si dhe në përvojën e Lëvizjes së të paangazhuarve, ajo njeh themele të forta për një epokë të re në marrëdhëniet maqedonase-indiane.

Sipas saj, pozicioni gjeostrategjik i Maqedonisë, korridoret infrastrukturore dhe qasja e lehtë në tregun europian mund të jenë me interes të veçantë për investitorët indianë.

Presidentja e Indisë, Drupadi Murmu vlerësoi se vizita e saj e parë në vend paraqet moment historik dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për një dinamikë të re në partneritetin gjithëpërfshirës midis dy popujve.

Sipas të dyve, dialogu politik dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë parakushte për thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...