Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me komandantin e Gardës Nacionale të Vermonit, gjeneralmajorin Gregori Najt dhe me zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Varns

19 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Ohër e mirëpriti gjeneralmajorin Gregori Najt, komandantin e Gardës Nacionale të Vermontit dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Varns.

Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm të shtetit tonë me Gardën Nacionale të Vermontit, si pjesë e rëndësishme e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia kan dhënë që nga fillimi i pavarësisë për integrimin euroatlantik shtetit tonë, zhvillimit e tij demokratik, sigurisë dhe stabilitetit.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e projekteve në modernizimin dhe pajisjen e Armatës dhe e theksoi rolin e rëndësishëm që Garda Nacionale e Vermontit e kishte në përmbushjen e standardeve të NATO-s dhe hyrjen e shtetit në Aleancë.

Presidentja Siljanovska Davkova i përshëndeti synimet për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Vermontit për të përforcuar aftësitë tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin brenda aleancës së NATO-s dhe situatën në rajonin më gjerë, në kontekst të agresionit rus kundër Ukrainës. Presidentja Siljanovska Davkova е rikonfirmoi përkushtimin e shtetit që të kontribuojë, në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet në ballafaqimin me kërcënimet e përbashkëta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në një bisedë telefonike me Zelenskin

Siljanovska-Davkova në një bisedë telefonike me Zelenskin

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sot zhvilloi një bisedë të shkurtë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski. Në këtë bisedë telefonike, presidenti Zelenski informoi presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Komunikatë për shtyp

Komunikatë për shtyp

Pyetje: A keni vendosur se kë do të emëroni guvernator? Presidentja Siljanovska-Davkova: Sigurisht, unë e mora vendimin tim, por ju thashë se kjo nuk thuhet kurrë publikisht më parë, por i dërgohet organit, sepse Kuvendi vendos dhe ju do ta merrni vesh. Do të...