Siljanovska Davkova u takua me Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli, Admiralin George M. Wyckoff

21 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli, Admiralin George M. Wyckoff, i cili është në vizitën e tij të parë të vendit dhe të Armatës së Maqedonisë pas pranimit të detyrës.

Presidentja Siljanovska Davkova uroi Admiralin Wyckoff për emërimin e tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Komanda e Përbashkët Aleate në Napoli në sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Në këtë takim u theksua rëndësia e partneritetit me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me komandën në Napoli për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit modern dhe të ndërveprueshëm të mbrojtjes.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rëndësinë e Ballkanit në kontekstin e sigurisë europiane, duke theksuar rëndësinë e lidhjes infrastrukturore dhe logjistike, si dhe koordinimin civil dhe ushtarak për përmirësimin e gatishmërisë dhe lëvizshmërisë së aleatëve.

Gjatë diskutimit u theksua edhe rëndësia e Poligonit të Stërvitjes Ushtarake “Krivolak”, si një nga kapacitetet kryesore për zbatimin e stërvitjeve aleate në shkallë të gjerë, gjë që forcon më tej kontributin e Armatës së Maqedonisë në kuadër të Aleancës.

Admirali Wyckoff theksoi kontributin dhe përgjegjësinë globale që vendi demonstron me pjesëmarrjen e tij në disa misione paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, duke theksuar se me pozicionin e tij gjeografik, vendi ynë është një pikë e rëndësishme për krahun lindor të Aleancës.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi sfidat aktuale të sigurisë, duke përfshirë pasojat e luftës në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar nevojën për unitet, gatishmëri dhe bashkëpunim të shtuar midis Aleatëve.

Presidentja Siljanovska Davkova konfirmoi angazhimin e plotë të vendit ndaj vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta të Aleancës, si dhe për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin kolektiv të NATO-s.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...