Para përfundimit të vitit shkollor, 335 nxënës nga shkollat filloreË “Ilinden” nga Kriva Palanka, si dhe “Ljuben Lape”, “Aco Shopov”, “Lazo Tërpovski” dhe “Kiro Gligorov” nga Shkupi, morën pjesë në ceremoninë tradicionale të ndërrimit të flamurit kombëtar në Kabinetin e Presidentit.
Ceremonia filloi me intonimin e himnit të Maqedonisë, të interpretuar nga Orkestra Ushtarake dhe të shoqëruar nga zërat e fëmijëve.
Më pas, nxënësit patën mundësinë t’i vizitonin ambientet e Kabinetit dhe të njiheshin me punën e institucionit. Por pjesa më emocionuese e vizitës pasoi në oborr, ku biseduan me presidenten Siljanovska Davkova.
E rrethuar nga qindra shikime kurioze dhe duar të ngritura, ajo iu përgjigj pyetjeve që lidheshin me fëmijërinë dhe ditët e saj shkollore, punën e saj si mësuese dhe detyrat presidenciale.
Duke kujtuar mësuesit e parë që i ngulitën dashurinë për librat, Presidentja Siljanovska Davkova u tha nxënësve të kultivonin miqësinë, të respektonin njëri-tjetrin, të bënin pyetje dhe të mos kishin frikë të mendonin ndryshe, sepse kurioziteti është fillimi i çdo të nxëni dhe dija mbetet shoqëruesja më e besueshme në jetë.
Nxënësit u larguan, duke mbajtur me vete kujtime të bukura të një dite të pazakontë shkollore.





