Presidentja Gordana Siljanovska Davkova bisedoi sot me përfaqësuesit e rrjetit global Habitat for Humanity International nga SHBA-ja, me drejtorin kombëtar të Habitat Macedonia, Zoran Kostov, si dhe me presidentin e Bordit të Drejtorëve, Dragan Malinovski.
Ajo fillimisht u uroi atyre për njëzet vjetorin e themelimit të kësaj organizate, duke u uruar suksese të mëtejshme në realizimin e idesë fisnike të krijimit të një bote në të cilën të gjithë mund të ushtrojnë të drejtën për një jetë të denjë.
Për të, mbresëlënës dhe frymëzues është përkushtimi i tyre vetëmohues dhe puna e palodhshme që synon përmirësimin e cilësisë së banimit të njerëzve të varfër, që nuk është mundur pa vullnetarizëm, përfaqësimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për solidaritet më të madh sa i përket zhvillimit të komunitetit.
“Ne, si shumë vende të tjera, duhet të bëjmë një përpjekje të veçantë për të përmirësuar cilësinë e jetës, kudo dhe për të gjithë, duke i dhënë fund kushteve substandarde në disa mjedise jetësore, të padenja për jetë”, konsideron presidentja.
Përfaqësuesit e “Habitat for Humanity International” folën me dashuri dhe pasion rreth angazhimeve të tyre në përballimin e varfërisë energjetike dhe garantimin e standardeve në përdorimin e saj në mbarë botën, duke theksuar se janë të prekur nga mirësia, mirënjohja dhe aktiviteti i qytetarëve maqedonas. Ata theksuan rolin e pazëvendësueshëm të organizatave joqeveritare si partnerë të besueshëm në këtë drejtim dhe vunë në dukje domosdoshmërinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe intensiv qeveri-joqeveritar për të arritur rezultate më të mira.
Përfaqësuesit maqedonas prezantuan punën e tyre e deritashme, që synon mundësimin e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të mjediseve jetësore të varfra, siç janë romët, por edhe të tjerë, me ndihmë financiare nga BE-ja.
Ata vunë në dukje projektet aktive në më shumë se 30 komuna, si dhe partneritetet pioniere me institucionet e mikrofinancimit.
Bashkëbiseduesit kanë ranë dakord për nevojën e një qasje strategjike ndaj banimit për të zvogëluar dhe madje parandaluar, eksodin e personelit më të kualifikuar, si një promotor i padiskutueshëm dhe i provuar i inovacionit dhe bartësi kryesor i zhvillimit në të gjitha mjediset jetësore.