Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e vizitës së saj në Selinë e Shenjtë me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit”, sot në Pallatin Apostolik pati audiencë me kreun e Kishës Rimokatolike, Shenjtërinë e tij Papa Françeskun.
Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi për urimet e dërguara Papën Françesk me rastin e zgjedhjes së saj për Presidente dhe theksoi se ka nderin e veçantë në vitin kur festohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, të udhëheqë delegacioni shtetëror-kishtar në këtë eveniment të rëndësishëm.
Ajo theksoi se vizita historike e Papës Françesku në vendin tonë la një gjurmë të fortë në marrëdhëniet bilaterale dhe e konfirmoi shkallën e lartë të besimit dhe miqësisë midis dy shteteve.
Presidentja shprehu besimin se gjatë mandatit të saj shteti ynë do të angazhohet edhe më intensivisht për thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme me Selinë e Shenjtë, me qëllim të përforcimit të partneritetit dhe kultivimit të respektit të ndërsjellë bazuar në traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare.
Presidentja Siljanovska Davkova dhe Papa Françesku i shqyrtuan mundësitë mbi përparimin e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe shkëmbyen mendime për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet bashkësia katolike në shtetin tonë.
Duke vënë në dukje se në vendin tonë ekziston një traditë e respektimit të diversitetit dhe një ndërgjegjësim i lartë mbi rolin pozitiv të fesë në zhvillimin e shoqërisë, Presidentja e theksoi rëndësinë dhe kontributin e Kishës Katolike dhe shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me bashkësinë katolike.
Në këtë takim u shkëmbyen dhuratat tradicionale, me ç’rast, Presidentja Siljanovska Davkova i dhuroi Papës Françesku një gdhendje të madhe në dru me motiv zogun feniks i cili është simbol i përjetësisë.
Pas audiencës te Papa Françesku, Presidentja Siljanovska Davkova në deklaratë për media theksoi se gjatë takimit të gjatë me Papën fillimisht ranë dakord mbi problemet aktuale, për sa i përket përkrahjes së Vatikanit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përkrahjes të Vatikanit për Ballkanin Perëndimor. Në deklaratën e saj, Presidentja theksoi se shprehu mirëkuptimin e saj për përfundimin e Konkordatit me Vatikanin, sepse duhet pasur një qasje sistematike për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me statusin e kishës katolike dhe të krishterëve të fesë katolike te ne dhe tha se shprehu dëshirën e saj për të hapur një Nunciate te ne sepse kështu bashkëpunimi mund të jetë me të vërtetë i drejtpërdrejtë. Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar bashkëpunimin në shumë fusha në sferën e arsimit të lartë, bibliotekarisë, konservimit etj., tha se shpreh gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë.
Presidentja Siljanovska Davkova sot u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, monsinjor Pjetro Parolin, ku u shpreh përgatitja e fuqishme për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv në shpirtin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të vlerave të përbashkëta.