Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Bullgarisë, Zheljazko Radukov

10 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Bullgarisë, Zheljazko Radukov.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova dhe i uroi ambasadorit Radukov një mirëseardhje të ngrohtë dhe zbatim të suksesshëm të funksionit të rëndësishëm diplomatik, në lidhje me përparimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në drejtim pozitiv që do të kontribuojë në afrimin e dy vendeve dhe popujve.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se marrëdhëniet midis dy shteteve për fat të keq nuk janë në nivelin e dëshiruar dhe nuk janë të përshtatshme për vendet fqinje dhe aleate të afërta në NATO, njëra prej të cilave është anëtare e Bashkimit Evropian, kurse tjetra është kandidate për anëtarësim me përkushtim të fortë për integrimin në BE.

“Nevojitet me patjetër një ndryshim në qasje nëpërmjet zhvillimit të marrëdhënieve dhe krijimit të një ndryshimi pozitiv. Në këtë kuptim, unë si Presidente e të gjithë qytetarëve të këtij vendi shpreh pritjen dhe shpresën që ju, ambasador i nderuar, do të punoni në zhvillimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë me fokus në sfidat e jetës së përditshme dhe të së ardhmes”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, duke e inkurajuar ambasadorin Radukov që të punojë drejtpërdrejt si me aktorët institucionalë ashtu edhe me aktorët e tjerë në shoqërinë maqedonase: sektorin qytetor dhe afarist, institucionet kulturore, shkencore dhe arsimore, mediat.

“E vlerësojmë procesin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe kompleks të dialogut që kërkon afrimin, ndërtimin dhe kultivimin e miqësisë, nëpërmjet respektit të ndërsjellë të dy shteteve fqinje evropiane, dhe në këtë kuptim, besoj se respektimi i dinjitetit, angazhimet për integrimin evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë interesa krejtësisht komplementare dhe reciproke për të dy vendet”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Ambasadori Radukov, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, vlerësoi se misioni i tij fillon në rrethana veçanërisht të jashtëzakonshme, duke theksuar se efektet shkatërruese të luftës në Ukrainë, kriza në Lindjen e Mesme, pasojat e pandemisë, polarizimi social dhe politik i bashkësisë globale na vë në rrezik.

“Përgjigja më e mirë, kemi thënë ndër vite, është të bashkohemi kundër çdo kërcënimi të vetëm të sigurisë”. Deri tani të gjithë kemi dëshmuar se vlera të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar përballë agresionit dhe vështirësive është ajo që është e vlefshme. Për shkak të turbulencave të përditshme në marrëdhëniet tona dypalëshe, duket se harrojmë se dy vendet tona janë aleate në aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake. Anëtarësimi i përbashkët na ka sjellë përfitime të panumërta. Megjithatë, ne nuk e kemi marrë atë falas. Vendet tona e kanë paguar dhe do të vazhdojnë ta paguajnë çmimin e nevojshëm për të qenë aleatë me të gjithë partnerët tanë, por edhe me njëri-tjetrin”, tha ambasadori Radukov, i cili e theksoi Korridorin 8 si projekt që është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e të dy vendeve, por edhe Aleancën.

“Si i tillë, ai është shumë larg çdo aspekti tjetër të marrëdhënieve tona bilaterale dhe rëndësia e tij nuk duhet të nënvlerësohet as nga pikëpamja qytetare, as nga ajo e sigurisë dhe as nga ajo ushtarake”, tha ambasadori Radukov.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...