Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës

8 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Tivat, Mali i Zi ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo Brioni.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, të cilat karakterizohen nga përkrahja dhe respekti i ndërsjellë, ndërsa u shpreh interes për avancimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat me interes të përbashkët, mbi të gjitha në planin ekonomik.

Presidentja Siljanovska Davkova e shprehu mbështetjen maqedonase për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe gatishmërinë tonë për të shkëmbyer përvoja me BeH.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se përparimi i bashkëpunimit rajonal me qëllim përballimin me sfidat, si dhe përparimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë të një rëndësie vendimtare për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në këtë takim u diskutua edhe për përmbytjet e javës së kaluar në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu ngushëllimet e saj të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...