Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u dërgoi urime të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse me rastin e festës shtetërore Shën. Klimenti i Ohrit.
Të nderuar,
Do të dëshiroja të dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe Shën. Klimenti i Ohrit. Dita e sotshme e rëndësishme është rast që të rikujtojmë, veprën, ndoshta, më të madhe të Shën. Klimentit – ngritjen shpirtërore dhe etike të popullit.
Me fjalët dhe me mësimet e veta, ai ka këmbëngulur të ndërtojë një njeri të ri, me shprehi fisnike të reja. Pothuajse nuk ekziston asnjë predikim i Shën. Klimentit pa thirrje për sjelle me përgjegjësi ndaj më të afërmve të cilët vuajnë. Qëllimi i tij ka qenë të ndihmojë njerëzit që të bëhen të vetëdijshëm jo vetëm për nevojat dhe mundimet e veta por edhe të të tjerëve.
Falë angazhimeve të tij janë hapur kuzhina popullore, jetimore, shtëpi për pleqtë, spitale për trupin dhe shpirtin, përkatësisht ajo që sot quhet mbrojtje sociale dhe shëndetësore.
Por festa e sotshme është rast të rikujtojmë se nuk duhet të presim të vijë një Shën. Kliment i ri sepse ai jeton te ne. Duhet ta zgjojmë Shën. Klimentin edhe te ne. Ne, mësuesit, liderët, duhet të bëhemi përsëri nxënës të Shën. Klimentit që të rikujtojmë filozofinë e tij jetësore dhe t’u përcjellim nxënësve tanë. Kështu do t’u mundësojmë edhe vetë të bëhen mësues dhe liderë të brezave të sotshëm dhe të ardhshëm. T’i ndihmojmë të përparojnë dhe të arrijnë vetëm me njohuritë, shkathtësitë dhe cilësitë e veta, ndërsa jo me lidhje, kartela partiake dhe proteksione.
Në duam shoqëria maqedonase të jetë e drejtë dhe solidare, kurse Maqedoninë ta bëjmë vend të këndshëm për të jetuar, ne duhet t’u kthehemi vlerave të Shën. Klimentit të Ohrit. Besoj se vetëm kështu do të mund të quhemi trashëgimtarë të vërtetë të mësuesit, shënjtorit dhe iluministit tonë të madh.
Gëzuar festën!
Gordana Siljanovska Davkova