Është koha për një hap strategjik të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Pas procesi të gjatë dhe të barabartë maratonik të integrimit europian, gjeografia, historia dhe kultura e përbashkët duhet të rrumbullakosen duke hapur dyert për anëtarësimin e vendeve ballkanike, theksoi Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Forumin e Integrimit Ballkanik 2025 në Malin e Zi.
Ajo theksoi se anëtarësimi duhet të paraqet proces i besueshëm, duke bazuar vetëm mbi kriteret e Kopenhagës, ndërsa BE-ja duhet t’i mbrojë parimet dhe vlerat e tij. Standardet e dyfishta e ndërlikojnë procesin dhe nuk duhet të respektohen.
Sipas saj, anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë që rajoni t’i rezistojë qendrave të treta të pushtetit.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se brenda kornizave rajonale, ne e tejkalojmë mesataren e pajtueshmërisë me legjislacionin europian në të gjashtë grupet, ne jemi njëqind për qind në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe meritojmë të inkurajohemi dhe t’u jepet një shans për të filluar negociatat.
Në diskutimin “Presidentët mbi integrimin në BE – A kemi një plan?”, të moderuar nga Presidenti i Lëvizjes Europiane në Malin e Zi, Momçillo Radulloviq, mori pjesë edhe Presidenti malazez, Jakov Millatoviq.
Pjesëmarrësit u zotuan se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qasen në mënyrë strategjike dhe të koordinuar për t’u përballur me fenomenin e “ikjes së trurit”.






