Vizitë zyrtare e Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelan

28 Prill 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nesër – e mërkurë, 29 prill 2026, do të presë Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelan, i cili do të jetë në një vizitë zyrtare në vend.

Presidenti zviceran do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Zyrën e Presidentit, e më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe zvicerane.
Presidenti Parmelan do të vendosë një kurorë me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.

PROGRAMI: E mërkurë, 29 prill 2026

10:30 – Ceremoni zyrtare pritjeje me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake
10:45 – Takim kokë më kokë
11:05 – Takim plenar i delegacioneve
11:50 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentes Siljanovska Davkova dhe Presidentit Parmelan
12:45 – Vendosja e kurorës me lule në varrin e Goce Dellçevit nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelan.

Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Kabinetin e Presidentit deri në orën 10:00.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...