Presidentja Gordana Sljanovska Davkova, me rastin e festës krishtere – Ngjitja e Shën Mërisë, i dërgoi mesazh urimi deri kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkvia e Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe të Maqedonisë dhe të Justinianës Prima, z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarët e besimit ortodoks.
I nderuar z. z. Stefan,
Më lejoni, juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve dhe të gjithë klerit dhe murgjit, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks, t’ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta me rastin e festës së madhe krishtere – Ngjitja e Shën Mërisë. Ju uroj sinqerisht ta kaloni festën në paqe, harmoni, gëzim dhe lumturi.
Kulti ndaj Nënës së Zotit është dëshmi e shpirtit dhe besimit tonë të palëkundur tek ajo, si dhe e rëndësisë së amësisë, dashurisë së pakushtëzuar dhe vlerave familjare.
Shën Mëria e Bekuar, si mbrojtëse e nënave dhe fëmijëve, ka një vend të veçantë në tempujt dhe shtëpitë tona, dhe mbi të gjitha, në zemrat tona. Nuk është rastësi që vizitorët e kishave dhe manastireve të shumta të dedikuara Shën Mërisë nuk janë vetëm krishterë, por edhe pjesëtarë të feve të tjera.
Edhe këtë vit, ne do ta kalojmë festën – Ngjitja e Shën Mërisë së bashku me të dashurit tanë.
Pres që ta kapërcejmë krizën shpirtërore dhe morale dhe t’u kthehemi vlerave të vërteta njerëzore.
Qoftë festa e lumtur dhe e përjetshme!
Gordana Siljanovska Davkova





