Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në NATO, OKB dhe OSBE dhe një mbështetëse parimore e aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE, tha Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në takimin e sotëm me delegacionin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit të Mbretërisë së Spanjës, shoqëruar nga Ambasadori Rafael Soriano Ortiz.
Ajo e përshëndeti vizitën, duke e vlerësuar atë si një moment historik në marrëdhëniet spanjollo-maqedonase përmes ripërtëritjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën për të krijuar një Grup të përzier të Miqve në Senatin dhe Kongresin Spanjoll.
Ajo njeh potencialin e pashfrytëzuar për bashkëpunim ekonomik që mund të rregullohet me një marrëveshje dypalëshe.
Presidentja Siljanovska Davkova shpjegoi në detaje qëndrimet e shtetit në lidhje me procesin e integrimit në BE, duke riafirmuar angazhimin e vendit për përmbushjen e kritereve të Kopenhagësa.
Përfaqësuesit e Senatit spanjoll falënderuan për bisedën dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin, si dhe mbështetjen për integrimin europian.





