Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në festimin e 80-vjetorit jubilar të themelimit të Institutit Bujqësor – Shkup

12 Dhjetor 2024 | Fjalimet, Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në solemnitetin me rastin e festimit të 80-vjetorit të themelimit të Institutit Bujqësor në Universitetin “Shën.  Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.

Të nderuar,

Përfytyroni në fushë të gjerë, të mbushur me shpresë dhe pjellore, të përgatitur t’i pranojë farat e njohurisë dhe novacioneve.  Në zemrën e kësaj fushe, Instituti Bujqësor – Shkup theksohet si instituti udhëheqës shkencor-kërkimor dhe arsimor i lartë që me largpamësi dhe me vizion lëron strukturën e kohës, jo vetëm duke e përpunuar terrenin por edhe duke e modeluar peizazhin e bujqësisë maqedonase me çdo mund shkencor dhe qasje novative.  Ai dallohet për aftësinë e tij që të shikojë më thellë se sipërfaqja,që të futet në thelbin e sfidave bujqësore dhe të krijojë zgjidhje të frytshme që përmirësojnë jetën e të gjithëve ne.

Tetëdhjetë vjet pas themelimit të tij ligjor, Instituti ende po mbledh të korrat e pasura të punës dhe përkushtimit të tij të palodhur. Çdo farë dijeje e sapombjellë dhe çdo projekt i përfunduar me sukses e konfirmon rolin e Institutit Bujqësor si pionier në fushën e shkencave agronomike, duke e çuar vendin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të frytshme.

Kur u hap faqja e parë e Institutit Bujqësor në vitin 1927, duket sikur u mboll fara e parë në trashëgiminë bujqësore maqedonase. Në ato ditë, bujqësia ishte tashmë më shumë se një aktivitet ekonomik – ishte mbijetesë dhe mënyrë jetese. Ky institut ishte shkëndija e parë që ndriçoi rrugën drejt bujqësisë moderne. Nga “Reparti Agrobotanik” i atëhershëm e deri tek instituti i sotëm, çdo etapë është si një shtresë e re dheu, e pasuruar me njohuri, përvojë dhe këmbëngulje. Rrënjët e tij janë mbjellë thellë në historinë maqedonase, por degët e tij shtrihen drejt së ardhmes, duke synuar gjithmonë për horizonte të reja.

Veprimtaria botuese e Institutit është si ditar i një rrugëtimi bujqësor.

Nga viti 1952, kur u botua vëllimi i parë i Përmbledhjes vjetore, e deri më sot, punimet shkencore, monografitë dhe katalogët janë dëshmi e përkushtimit të palodhur të Institutit për dokumentimin dhe shkëmbimin e njohurive të tij.

Me krenari mund të themi se Instituti Bujqësor – Shkup është themelues i praktikave moderne bujqësore në Maqedoni. Me realizimin e më shumë se 470 projekteve kërkimore-shkencore dhe përzgjedhjen e më shumë se 80 varieteteve të reja të kulturave, ky institucion hodhi themelet për një bujqësi moderne, konkurruese dhe të qëndrueshme.

Në çdo veprimtari, në çdo projekt të tij, Instituti Bujqësor mbart misionin fisnik të lidhjes së shkencës me praktikën. Është urë lidhëse midis së shkuarës dhe së tashmes, midis traditës dhe inovacionit. Përkushtimi i tij për ruajtjen e varieteteve tradicionale dhe burimeve gjenetike, përpjekjet e tij për promovimin e bujqësisë organike dhe biodinamike, si dhe kërkimet e tij në trajtimin e ndryshimeve klimatike, dëshmojnë për një vizion që i kapërcen kufijtë e bujqësisë maqedonase.

Instituti Bujqësor i ka hapur dyert e tij për dije dhe arsim, duke mundësuar programe studimi të ciklit të dytë në fusha të tilla si enologjia dhe prodhimi organik bimor, duke shartuar kështu liderët e ardhshëm të bujqësisë maqedonase. Në laboratorët, klasat dhe fushat e tij krijohen zgjidhje për sfidat e përditshme të fermerëve, ndërtohen kapacitetet e agronomëve dhe shkruhen histori për të ardhmen e vendit tonë.

Duke festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e Institutit Bujqësor. Nga themeluesit, nëpërmjet studiuesve dhe profesorëve, tek fermerët dhe studentët – të gjithë ata, të gjithë ju, jeni pjesë e kësaj historie madhështore. Puna dhe përkushtimi juaj, i tyre është themeli i këtij institucioni dhe vizioni juaj i tyre është burim i përjetshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Të nderuar,

Sot, kur po përballohemi me sfida në shkallë globale – nga ndryshimet klimatike e deri te tendencat demografike – puna e Institutit Bujqësor bëhet edhe më e rëndësishme.

Në një kohë kur të rinjtë shohin gjithnjë e më pak perspektivë në zonat rurale dhe varësia nga importi i ushqimit po rritet, ky institut vazhdon të jetë shtytës i ndryshimit dhe shtyllë shprese. Çdo arritje e tij është dëshmi se me dije, përkushtim dhe vizion mund të krijojmë një të ardhme më të ndritur.

Të investojmë në shkencë, në shkencëtarët e rinj dhe në teknologjitë moderne. Të përforcojë kapacitetet e Institutit dhe të mbështesë lidershipin e tij në zhvillimin rural, arsimin dhe prodhimin e qëndrueshëm.

Fusha e Institutit Bujqësor është më shumë se tokë, simbol i rrugëtimit tonë kolektiv dhe i aspiratave tona. Dhe kështu, ndërsa dielli shkëlqen mbi fushë, ju dhe unë e dimë se çdo brazdë është e mbushur me histori, kurse çdo farë me shpresë dhe çdo fryt me një të ardhme.

Le të mos mbetet kurrë e papunuar kjo fushë. Duart që përpunojnë, mendja që inspiron dhe shpirti që udhëheq le të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur.  Instituti Bujqësor le të jetë një oazë dijeje, një vend ku brezat e ardhshëm do të gjejnë terren pjellor për idetë dhe ëndrrat e tyre.

Faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....