Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti një delegacion nga Senati i Republikës së Francës, të udhëhequr nga Marta de Sidrac, Presidente e Grupit të Miqësisë Francë-Ballkani Perëndimor. Në përbërje të delegacionit ishin senatorët Arnaud Bazin, Alain Millon dhe Laurent Aribe, këshilltari Guillaume Rendino dhe ambasadori i Francës në vend, Christophe Le Rigolaire.
Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti vizitën e senatorëve francezë dhe angazhimin aktiv të Grupit Parlamentar të Miqësisë në mbështetjen e rajonit në rrugën e tij drejt BE-së. Ajo theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunimit parlamentar, në frymën e parimeve dhe vlerave të përcaktuara në aktet themeluese.
Presidentja Siljanovska Davkova vuri në dukje rrugën e gjatë dhe të panatyrshme të Maqedonisë drejt Brukselit, e cila, në vend që të kalonte nëpër Kopenhagën, kaloi nëpër metropolet e fqinjëve të saj, anëtarë të BE-së, duke u përballur me pengesa dhe kushte të një natyre në bazë të identitet, dhe jo të reformave.
Ajo kujtoi se në vitin 1992, Komisioni i Badinterit vlerësoi pozitivisht pajtueshmërinë tonë kushtetuese me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve, ndërsa në vitin 2022, Komisioni i Venedikut, në Opinionin e tij mbi Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, arriti në përfundim se ekzistojnë standarde më të larta të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve sesa ato europiane. Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova vuri në dukje paradoksin e integrimit europian të Maqedonisë, kur, pas një tufë raportesh pozitive vjetore mbi respektimin e të drejtave të komuniteteve, për herë të parë, në vitin 2023, Raporti i deputetit bullgar Ilhan Quçuk u konstatua nevoja për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën tonë, bazuar mbi procesverbalin/protokollin e dytë të Komisionit maqedono-bullgar për Çështjet Historike dhe Arsimore, të nënshkruar nga Ministri Osmani dhe Ministrja Gençovska, megjithëse nuk ka një dispozitë të tillë në Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.
Ajo pyet: a mund të “ndryshojnë” dy ministra një marrëveshje dypalëshe me një procesverbal/protokoll; a mund një kusht nga një procesverbal të bëhet pjesë e Përfundimeve të Këshillit dhe kjo të mos problematizohet dhe të mos debatohet; a mund një shtet nga një shtet tjetër të kërkojë ndryshimin e kushtetutës, duke harruar filozofinë e Traktatit të BE-së, d.m.th., dispozitat për respektimin e: identitetit kombëtar dhe kulturor të shteteve dhe kombeve, strukturave kushtetuese dhe politike, integritetit dhe dinjitetit të qytetarëve; a mund të garantojë dikush në një shtet demokratik ndryshimet kushtetuese, kur anëtarët e parlamentit përfaqësojnë qytetarët dhe votojnë sipas bindjeve të tyre?
Sipas saj, Kushtetuta e Maqedonisë, d.m.th., Neni 48 dhe Amendamenti VIII, garantojnë të drejtat e pakicave jo vetëm komuniteteve të listuara në Preambulën, por edhe “të tjerëve”, ndryshe nga Kushtetuta Bullgare, e cila, përveç klauzolës anti-diskriminim në Nenin 6, nuk përmban asnjë garanci të vetme, kështu që Komisioni i Venedikut, në Opinionin e tij të vitit 2008, rekomandoi që ta bënte këtë përmes një amendamenti kushtetues.
Ajo gjithashtu pohoi çështjen e qëndrimit të Bullgarisë ndaj vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në të cilën ajo ka edhe gjyqtarin e vet.
Presidentja e Grupit të Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor, Marta de Sidrac, shprehu mirëkuptim për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe konfirmoi mbështetjen franceze për perspektivën e tij europiane, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë anëtarësimin në BE në bazë të sistemit të meritave.
Ajo shprehu besim se Grupi i Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor do të vazhdojë t’i nxisë dialogun, vlerat europiane dhe trashëgiminë e Robert Badinter-it, si themelues i tij.





