Siljanovska Davkova u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

24 Shtator 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke shprehur respekt ndaj rolit të tij si zë i mendjes dhe drejtësisë në një kohë të sfidave të mëdha globale dhe ndryshimeve tektonike në rendin ndërkombëtar.

Sipas saj, lidershipi i Guterres lë hapësirë për zbatimin e reformave të nevojshme të organizatës botërore, ndërsa partneriteti i shkëlqyer me ekipin e OKB-së në vendin tonë rezulton në mbështetje të konsiderueshme për reformat e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë – prioritete që janë çelësi i integrimit europian të Maqedonisë.

Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për mbështetjen e tij të pakursyer sa i përket rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe qëndrimit të tij lidhur me nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit europian.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, në interes të multilateralizmit efektiv, OKB-ja duhet ta forcojë rolin e saj dhe të bëhet arena kryesore për adresimin e sfidave globale – nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme deri kriza klimatike dhe zbatimi i Agjendës 2030.

Duke theksuar rëndësinë e lidershipit të grave, ajo potencoi se Plani i Dytë Kombëtar i Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po zbatohet gjithashtu në mënyrë aktive.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...