Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Qendrës së Kujdesit Ditor dhe Trajtimit Individual për Personat me Aftësi të Kufizuara “Në Botën Time”, në Komunën e Gjorce Petrov-it në Shkup

21 Maj 2026 | Kumtesat

Pyetje e gazetarit: Sa e rëndësishme është hapja e qendrave të tilla për vetë komunën dhe a mund të presim që kjo iniciativë të përhapet në të gjithë vendin?

Presidentja Siljanovska Davkova: Jam veçanërisht e lumtur, sepse ideja më ka qenë e njohur për një kohë të gjatë. Të hyhet në të vërtet në “Në Botën Time” do të thotë të pranohet se është edhe bota jonë e përbashkët. Mirënjohje për shoqatën, mirënjohje për kryetarin e komunës i cili në vend të ndërtesave, vendosi që kjo hapësirë ​​e ish-komunës të mbetet një vend ku do të vijnë të gjithë, një vend ku fëmijët me autizëm do të krijojnë një botë të përbashkët me të gjithë të tjerët. Pres që të jetë një frymëzim. Shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadës Bullgare dhe shtetit bullgar për ndihmën, e cila nuk është e para, por një nga shumta. Dhe sot dëgjuam nga ambasadori gatishmëri për mbështetje të mëtejshme të projekteve të ngjashme. Gjithashtu, shpreh mirënjohje të veçantë Fondacionit “Mehanxhiski” për mbështetjen e vazhdueshme humanitare. Jam e kënaqur me stafin dhe entuziazmin e tyre. Ky është një hapësirë ​​e bukur dhe dëshiroj të krijoj një rrjet të ngjashëm.

Pyetje e gazetarit: Ditët e fundit, në media ka pasur akuza për një aferë të supozuar spiunazhi në Kabinetin tuaj. Dje, Prokuroria Publike konfirmoi se ka iniciuar procedurë para-hetimore. Komenti juaj?

Presidentja Siljanovska Davkova: Para së gjithash, nuk dëshiroj të komentoj për kualifikimin, aferën e spiunazhit e të ngjashme. Së dyti, kur flasim për një procedurë para-hetimore, nuk do t’i harroj fjalët e profesorit tim Nikola Matovski, profesor i procedurës penale, ai tha se në procedurën para-hetimore ka pak të folur, punohet shumë, domethënë mblidhen informacione. Unë kurrë nuk i interpretoj veprimet e organeve të tjera, respektoj ndarjen e pushteteve, por nuk mund të mos them se jam pak e hutuar nga përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve, ose nga njoftimet që vijnë nga Prokuroria e Krimit të Organizuar, në të cilat shpjegohet komunikimi i tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jo, nuk po i shmangem deklaratave, por mendoj se dispozitat e Kodit të Procedurës Penale duhen të respektohet, si në aspektin e prezumimit të pafajësisë, por siç thashë, edhe në aspektin e mbledhjes së të dhënave dhe ndoshta hapjes së procedurave penale.

Pyetje e gazetarit: Si e komentoni deklaratën e Venko Filipče se keni dështuar në provimin në Slloveni, se me pikëpamjet tuaja të shprehura atje po dobësoni pozicionin tonë në integrimin europian?

Presidentja Siljanovska Davkova: Nuk e di nëse duhet të komentoj deklarata të tilla. Nuk kam dështuar kurrë në një provim, as në universitet, dhe në Slloveni e kam kaluar provimin e doktoraturës me shkëlqim, që do të thotë me suksesin më të lartë. Të gjithë anëtarët e komisionit tim të doktoraturës ishin para meje, megjithëse janë njerëz me shumë vite përvojë, kolegët e mi janë edhe ambasadorë, fola me gjuhë shkencore, fola për inxhinierinë kushtetuese, e cila nuk është një fenomen i ri, që është një fenomen i vjetër, por studimi i rastit ishte sigurisht vendi im. Asnjëherë dhe askund nuk e kam paraqitur vendin në një mënyrë që nuk është e përshtatshme. Gjithmonë kam mbrojtur interesat kombëtare, përmes politikës së bazuar mbi prova, nuk ndihem kurrë inferiore. Ajo që dëshiroj është që ne të trajtohemi si të gjitha vendet e tjera, dhe ajo që ju kujtoj është pasioni im – E Drejta Kushtetuese. Bashkimi Europian nuk ka një kushtetutë të kodifikuar, por ka dokumente kushtetuese. Kam dhënë mësim edhe për të drejtën kushtetuese europiane dhe, sigurisht, po i referohem parimeve dhe vlerave themelore, të cilat janë kaq të rëndësishme për Bashkimin Europian, që do të thotë se kanë mbrojtje gjyqësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”

Presidentja, Dr. Gordana Siljanovska Davkova, gjatë vizitës së saj në Republikën e Sllovenisë, mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Lubjanës, ku ka marrë doktoraturën, me temën: "Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo...