Mbledhja konstitutive e Komisionit të dekorimeve dhe Mirënjohjeve

16 Janar 2025 | Kumtesat

Komisioni i dekorimeve dhe mirënjohjeve sot e mbajti mbledhjen konstitutive, në të cilën mori pjesë Presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit shprehën falënderim për nderin dhe besimin që të marrin pjesë në vlerësimin dhe përzgjedhjen e personaliteteve dhe institucioneve që kanë lënë vulë të thellë dhe gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë maqedonase.

Presidentja shprehu kënaqësinë për pranimin e anëtarësimit, duke theksuar se në këtë nominim është udhëhequr nga njohuritë e tyre të larta, puna dhe arritjet në fushat e ndryshme. Ajo u dëshiroi punë të frytshme dhe të suksesshme në njohjen dhe vlerësimin e më të mirëve.

Në këtë bisedë, Presidentja shprehu bindjen e fortë se personalitete të dëshmuar dhe të afirmuar si ata do të arrijnë t’i dallojnë mbartësit e arritjeve të vërteta dhe t’i vlerësojnë si duhet.

Me vendim të Presidentes Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit është emëruar prof. Valentin Mirçeski, kurse për anëtarë të komisionit janë emëruar dr. prof. Gëzime Starova, dr. Samuel Sadikario, dr. Andrijana Janevska, dr. Ana Durlovski, mr. Reshat Ameti, mr. Gena Teodosievska, Dejan Georgievski, Zharko Baseski, Olivera Nakovska-Bikova dhe Vesna Petrushevska.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...