Takimi i Siljanovska-Davkova me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs

25 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me presidentin e Republikës së Letonisë Edgars Rinkeviçs në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, ku shprehën kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ata theksuan se të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike pothuajse tri dekada më parë, të cilat karakterizohen nga një dialog politik i hapur dhe intensiv.

Presidenti Rinkeviçs i bëri ftesë Siljanovska-Davkovës për të vizituar zyrtarisht Letoninë.

Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se Letonia është partneri ynë i rëndësishëm në NATO dhe Kombet e Bashkuara dhe shtoi se vlerëson mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme për vendin tonë, si gjatë procesit të pranimit në NATO ashtu edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Homologu e saj letonez përshëndeti reformat e zbatuara si kusht për hyrjen në Bashkimin Evropian dhe konfirmoi mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë, duke theksuar se Letonia mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit