Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

28 Nëntor 2025 | Kumtesat

Miqësia tradicionale, mbështetja dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, si dhe qëllimi i përbashkët strategjik për anëtarësim në BE karakterizojnë marrëdhëniet maqedonase-malazeze, ishte përfundimi i takimit të sotëm midis Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në Cetinje.

Presidentët diskutuan perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet secili prej vendeve në rrugën e integrimit, si dhe mundësitë për kapërcimin e tyre.

Duke theksuar se Mali i Zi është vend udhëheqës në procesin e negociatave me BE-në, Millatoviq shprehu mbështetje të fortë për çdo hap të ndërmarrë në integrimin maqedonas.

Pjesëmarrja e përbashkët e sotme në Forumin e Integrimit Ballkanik 2025, për të paraqet njohje e interesit europian të rajonit dhe mundësi e shkëlqyer për ndarjen e përvojave.

Si mbështetëse e qasjes rajonale ndaj integrimit europian përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me dialog të hapur dhe të ndershëm, duke shmangur veton.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për sa kohë që na kërkohet të përmbushim kushte shtesë, përtej kritereve të Kopenhagës, do të ekzistojë rrezik nga mosrespektimi i vlerave dhe parimeve themelore të BE-së, pa të cilat ajo reduktohet në makinë politike dhe burokratike.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova i bëri Millatoviçit ftesë për një vizitë zyrtare kthyese në vend, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Të dy presidentët vizituan Muzeun e Mbretit Nikolla në Cetinje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) nga Parlamenti Europian, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare "Quo vadis Europa 2025?", që u mbajt në Shkup. [gallery...