Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nesër – 21 korrik 2026, e martë, do ta presë Presidenten e Republikës së Indisë, Drupadi Murmu, që do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy-ditore të vendit.
Presidentja e Indisë do të pritet në ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në kabinetin e Presidentes, ndërsa më pas do të mbahet takim kokë më kokë, takim plenar të delegacioneve të Maqedonisë dhe Indisë, si dhe konferencë të përbashkët për shtyp të presidenteve.
Presidentja e Republikës së Indisë është planifikuar të vendosë kurorë me lule në varrin e Goce Delçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.
PROGRAMI: E martë, 21 korrik 2026, Shkup
10:30 – Ceremoni zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake,
10:40 – Takim kokë më kokë,
11:00 – Takim plenar i delegacioneve,
11:35 – Konferencë për shtyp e Presidentes Siljanovska Davkova dhe Presidentes Murmu,
12:00 – Vendosja e kurores me lule në varrin e Goce Delçevit nga Presidentja e Republikës së Indisë, Drupadi Murmu.
Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Villa Vodno, Kabineti i Presidentes, në orën 09:45.
Në pasdite, më 21 korrik 2026, të martën, duke filluar nga ora 17:00, do të mbahet forumi i biznesit maqedono-indian, i organizuar nga Kabineti i Presidentes në bashkëpunim me Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në hapjen e forumit të biznesit, ku do të drejtohen Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidentja Murmu, do të prezantohen mundësitë për të investuar në vendin tonë.
Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Hotelin Hilton, Shkup, në orën 16:30.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare – të mërkurën, më 22 korrik 2026, të dy Presidentet do të vizitojnë Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës dhe Muzeun e Qytetit të Shkupit, ku do të mbajnë fjalim në ceremoninë e zbulimit të bustit të Mahatma Gandhi-t.
PROGRAMI: E mërkurë, 22 korrik 2026, Shkup
09:30 – Vizitë në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës,
10:00 – Ceremonia e Zbulimit të Bustit të Mahatma Gandhi-t (Muzeu i Qytetit të Shkupit).
Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në orën 09:15 para Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës dhe në orën 09:45 në Muzeun e Qytetit të Shkupit.
Pas ceremonisë në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidentja Murmu do të nisen për në Ohër, ku do të vizitojnë Kompleksin e Manastirit të Shën Naumit, si dhe manastiret dhe kishat në Qytetin e Vjetër të Ohrit.
Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në orën 15:15 – (Porta e Sipërme), Ohër.





