Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti fitueset e ekipeve të “NASA Space Apps Challenge 2024”

19 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i mirëpriti ekipet maqedonase që arritën rezultate të jashtëzakonshme në “NASA Space Apps Challenge 2024”, organizuar nga Agjencia Amerikane për Hulumtime të Kosmosit NASA.

Në takim, Presidentja u njoh me qëllimet e hackathonit 48-orësh, i cili u mbajt njëkohësisht në 180 vende, kursenë vendin tonë, studentë nga e gjithë vendi garuan në dy lokacione,NASA Space Apps, në shkollën e mesme profesionale “Dimitar Vlahov” , dhe Nasa Space Apps Skopje në hapësirat e Bashkësisë së entuziastëve të teknologjisë „Base 42“.

Tri ekipet fituese nga Strumica dhe ekipi fitues nga Shkupi, të përzgjedhur nga komisionet e ekspertëve të konkursit, prezantuan zgjidhjet e tyre inovative, duke përdorur të dhëna të hapura të ofruara nga NASA dhe partnerët e saj.

Presidentja Siljanovska-Davkova, duke i uruar për arritjet e rëndësishme, e shprehu kënaqësinë e saj për kreativitetin dhe kompetencën e ekipeve të Maqedonisë. Ajo e theksoi nevojën e angazhimit të mëtejshëm për përparimin e arsimit dhe shkencës në vendin tonë, duke përfshirë edhe sektorin hapësinor, për të cilin padyshim ka interes të madh dhe potencial të lartë tek brezat e rinj.

Në këtë drejtim, Presidentja shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e këtij sektori në vendin tonë, nëpërmjet mbështetjes në organizimin e ngjarjeve tematike dhe vendosjes së kontakteve me vendet që kanë programe të përparuara hapësinore.

Në hakathonin në Strumicë, vendin e parë e fitoi ekipi “Space Banana”, projekti i të cilit fokusohet në edukimin për ekzoplanetet nëpërmjet lojës, e cila shpaloset si një rrëfim me prezantim vizual.

Vendi i dytë i takoi ekipit “AHSS Planet Explorers”, fokusi i të cilit është studimi i ekzoplaneteve ekzistuese, atmosferës, terrenit dhe klimës së tyre dhe vendi i tretë i takoi ekipit “Space Jam”, kushtuar vizualizimit të trupave hapësinorë të pozicionuar rreth Tokës.

Në Shkup, vendin e parë e fitoi ekipi “Alkor”, ueb faqja intuitive dhe interaktive e të cilit përmban burime, të dhëna dhe materiale për hulumtimin e stuhive gjeomagnetike dhe ndikimin e tyre në Tokë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...