Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me z. Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup

12 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Ambasadori e njohu Presidenten me aktivitetet e planifikuara të Misionit për vitin 2025, duke i theksuar si prioritet këto fusha: sundimi i të drejtës, të drejtat themelore të njeriut dhe kohezioni social, qeverisja e mirë, politikat rinore dhe barazia gjinore.

Presidentja e informoi për organet e sapoformuara: Këshilli i Sigurimit, Këshilli Rinor, Komisioni i Faljes dhe Komisioni për Dhënien e Dekoratave dhe Mirënjohjeve. Shpjegoi se gjatë nominimit, në radhë të parë është udhëhequr nga kompetenca, ekspertiza dhe integriteti, pa e anashkaluar përfaqësimin e drejtë dhe të duhur, si dhe dimensionin seksual dhe gjinor.

Ajo, ia prezantoi atij, gjithashtu, punën e tyre të suksesshme të deritanishme dhe mundësinë për bashkëpunim të ndërsjellë për çështje në të cilat tashmë kemi bashkëpunuar, por edhe në fusha të reja.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se do të ishte mirë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të futeshin sa më shpejt në rendin e ditës të Kuvendit.

Presidenti dhe ambasadorja shkëmbyen, gjithashtu, mendime dhe ranë dakord për modelin dhe formatin e festimit të “8 Marsit – Ditës së Gruas”.

Takimi përfundoi me gatishmërinë e shprehur për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...