Siljanovska Davkova në KOP29: Me rëndësi thelbësore është sigurimi i financave për zbatim të qëllimeve klimatike

11 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova sot në Baku, Republika e Azerbejxhanit mori pjesë në hapjen zyrtare të  Konferencës së 29-të të palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Në hapjen zyrtare të samitit, e cila mbahet nën moton “Me solidaritet për një botë të gjelbër”, mbajtën fjalim Mukhtar Babayev, ministri i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Azerbajxhanit, si President i KOP29, Sajmon Stil, sekretari ekzekutiv i Konventës kornizë së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, si dhe presidenti i KOP28, ministri i Industrive dhe Teknologjive të Larta të EBA-s, sulltan Ahmed Al Xhaber.

Fokusi i bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në këtë Konferencë do të jetë sigurimi i financave të domosdoshme që të ndihmohen vendet në zhvillim me qëllim që të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe që të zbatojnë masat e nevojshme për arritjen e qëllimeve klimatike.

Presidentja Siljanovska Davkova nesër do të mbajë fjalim në seancën e parë plenare të segmentit të nivelit të lartë për shefat e shteteve dhe të qeverive.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...