Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në vend.
Pas takimit sy me sy, u zhvillua një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.
Bashkëbiseduesit u zotuan ta promovojnë marrëdhëniet dypalëshe, ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik, ta përshpejtojnë procesin e integrimit europian të Maqedonisë dhe rajonit, si dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të përmirësuar sigurinë europiane dhe globale.
Të dy kanë konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer, të bazuar mbi trashëgiminë e përbashkët shpirtërore, afërsinë kulturore dhe miqësinë e sinqertë.
Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi Presidentin e Sllovakisë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, duke përsëritur se procesi i zgjerimit duhet të bazohet mbi kriteret e Kopenhagës, pa kushtëzime shtesë dypalëshe.
Duke pasur parasysh sfidat e shumta globale, presidentët theksuan nevojën për besim, solidaritet dhe unitet më të madh të shteteve dhe kombeve brenda BE-së, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.
Në takimin me Presidentin Pellegrini, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu keqardhje për aksidentin hekurudhor të djeshëm në Sllovaki, në të cilin u plagosën rreth 100 persona, dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.
Gjatë vizitës së Presidentit Pellegrini, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë, Timcho Mucunski, dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë së Sllovakisë, Vladimir Šimonjak, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.