Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në festimin solemn të 73-vjetorit të themelimit të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup.
Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.
E nderuar rektore,
I nderuar dekan, të nderuar prodekanë,
I nderuar kryetar i kuvendit studentor,
Të nderuar të ftuar,
Studentë të dashur dhe të nderuar,
Fakulteti Juridik është vendlindja dhe shtëpia e shkencave juridike, politike dhe të komunikologjisë. Ai ka qenë edhe shtëpia ime e punës dhe shpirtërore për dyzet vjet.
Edhe kur nuk jam këtu, ai është në mendimet time.
Numrat flasin se mijëra njerëz e kanë kaluar një pjesë të jetës së vet në të: madje 48.000 studentë, 600 magjistra, 250 doktorë shkencash.
Mësova se sot, në këtë ndërtesë korbusiane, brutaliste, ligjërojnë, hulumtojnë dhe krijojnë 73 profesorë dhe 4 asistentë.
Politika maqedonase nuk mund të imagjinohet pa fakultetin tonë: në “Justinian i Parë” kanë diplomuar katër nga gjithsej gjashtë presidentë maqedonas u diplomuan, kurse dy, unë dhe kolegu im Ivanov, ishim profesorë. Nga fakulteti Juridik kanë dalë kryeministrat.
Nga kjo fabrikë prestigjioze e dijes, për mua, janë rekrutuar pjesa më e madhe e administratës, gjykatësve, ku përfshihen edhe të Gjykatës Kushtetuese, prokurorëve publikë, avokatëve, noterëve, si të diplomuar, master apo doktorë.
Marrëdhënia ime fatale me drejtësinë u nxit nga disa profesorë të lartë të drejtësisë, pikërisht këtu. Ivo Puhan, nga i cili mora dhjetëshen e parë, Sllavko Millosavlevski, mendimi heretik i të cilit ndikoi në habitusin tim, Sokrati i kthjellët, Gjorge Marjanoviç, dhjeta e të cilit ishte e preferuara ime, profesori im Vlladimir Mitkov dhe shumë e shumë të tjerë, midis të cilëve edhe disa që janë ulur këtu, ma ushqyen dashurinë time për një profesion të mrekullueshëm.
Në Fakultetin e Drejtësisë, kalova ditë studentore të shqetësuara, të pasura intelektualisht, frymëzuese dhe jeta ime si profesor ishte e zjarrtë, e frytshme, konkurruese, novatore, reformuese.
Jam me fat që jam mik me kolegë të zgjuar, kritikë, konstruktivë, të përkushtuar dhe të dëshmuar, të cilët janë rritur në profesorë të respektuar.
Iusticia ishte mbrojtësja jonë, dhe nomos, logos, ethos dhe pathos, filozofia jonë e jetës.
Të orientuar në mënyrë sokratike, shijuam lojën intelektuale edukative dhe arsimore, duke i infektuar studentët me virusin e mendjes kritike, polemika dhe mosbindje.
Puna dha fryte të shijshme: libra, punime në revista dhe shtëpi botuese prestigjioze, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, përfshirje në projekte të rëndësishme, anëtarësim në shoqata dhe organizata shkencore dhe arsimore…
Në jetën e profesorit lindën marrëdhënie të shëndetshme me studentët, koleget dhe kolegët, jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë.
Për mua Fakulteti i Drejtësisë ishte dhe mbetet institucion prestigjioz i arsimit të lartë, tempull i së drejtës dhe drejtësisë, mentor i shkencëtarëve të rinj, prind i shkencave politike dhe komunikologjisë, fidanishte juristësh , politologësh dhe komunikologësh të mirë.
Jo se nuk u përball me Skillin dhe Karibdinë, me dilema dhe sfida të vështira, por shumë profesorë e asistentë u shprehën me zë të lartë në betejën për autonominë universitare, por edhe në luftën për demokraci e ligj.
Saga edukative-shkencore shtatëdhjetë e tre vjeçare është kohë e rritjes dhe maturimit, suksesit dhe afirmimit, stabilitetit dhe rezistencës ndaj padrejtësive të llojeve të ndryshme.
Për mua, “Justinianus Primus” mbeti shtëpia ime, për funksionimin demokratik të të cilit luftova sa isha këtu, ndërsa kur u largova, e mbrojta.
Unë pata fatin e rrallë të isha ajo që doja: profesoreshë e dashuruar me pasion pas profesionit.
Unë pata fatin të ligjëroja të Drejtën Kushtetuese dhe Sistemin Politik, madje u zgjodha si profesoresha më frymëzuese. Nuk ishte e vështirë, sepse ligji dhe drejtësia, etika dhe morali ishin udhërrëfyesi im dhe juaji, kurse frymëzimi më i madh – ju, studentët!
Uroj që Fakulteti im të jetë arenë arsimore dhe shkencore kalorësiake, kurse kolegeve dhe kolegëve të mi, më të mirë se unë dhe se ne, mësuesit e tyre!