Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidenten Natasa Pirc Musar

8 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar në Tivat, Mali i Zi ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo Brioni.

Të dy bashkëbisedueset shkëmbyen mendime dhe informacione për të ardhmen tonë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e fortë dhe të hapur sllovene për eurointegrimet maqedonase dhe theksoi se procesi nuk guxon të mbahet peng i çështjeve bilaterale.

Duke theksuar se Bashkimi Evropian ushtron presion mbi shtetet anëtare kur është e nevojshme në shumë raste të tjera, Presidentja Siljanovska Davkova tha se në situatën tonë nevojiten liderët dhe vendet që e kuptojnë pozitën tonë, të cilët do të ndihmojnë që të sigurohemi se zëri ynë do të dëgjohet qartë në periudhën e ardhshme. Presidenti theksoi se është koha të theksohen kriteret e Kopenhagës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të konfirmohet përkushtimi i qartë për rajonin.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, të cilat karakterizohen nga mbështetja dhe respekti i ndërsjellë, si dhe u theksuan angazhimet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e besimit, mirëkuptimit dhe partneritetit të ndërsjellë.

Në kontekst të bashkëpunimit ndërkombëtar, presidentet Siljanovska Davkova dhe Pirc Musar konstatuan se të dyja vendet janë në linjë me qëllimet e përforcimit të multilateralizmit dhe promovimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, kurse u theksua edhe bashkëpunimi shumëvjeçar në suazat e Kombeve të Bashkuara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...