Presidentja Siljanovska Davkova mbajti ligjëratë në Universitetin ADA në Baku

12 Mars 2025 | Kumtesat

Botë është në një krizë të thellë dhe kjo është thirrja e fundit që diçka të ndryshojë, tha Presidentja Gordana Sijjanovska Davkova në fjalimin e saj dje pasdite para bashkësisë akademike dhe studentëve në Universitetin ADA në Baku, gjatë vizitës së saj zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit.

Sipas Presidentes, në 80-vjetorin e krijimit të Kombeve të Bashkuara, bota po përballohet me luftën në Ukrainë, kërcënime nga pasiguria dhe migrimet masive.  Theksoi se të gjithë mbajnë përgjegjësi për këto gjendje, duke vepruar, por edhe duke mos vepruar.

Ajo tha se ne po presim fillimin e procesit të paqes për Ukrainën.  “Nuk mund të themi se do të përfundojë nesër, por ai duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidentja, duke theksuar se nuk ka paqe të keqe, ashtu siç nuk ka luftë të mirë. Nevojitet dialog, në vend të monologut për të gjetur zgjidhje.

Ajo theksoi se Kombet e Bashkuara duhet të kenë një rol kryesor në gjetjen e zgjidhjeve paqësore, siç është rasti me luftën në Ukrainë, sidomos kur ofrohen koncepte të ndryshme nga BE-ja dhe SHBA-ja, por edhe kur nuk ka një strategji të unifikuar brenda Bashkimit Evropian. Por, foli gjithashtu edhe për nevojën për reforma të organizatës botërore, pasi siç tha ajo, 80 vjet pas formimit të saj, nuk mund të mbetemi me diçka që është ndërtuar në vitin 1945.  Sipas saj, është koha për një grua si Sekretare e Përgjithshme e OKB-së. Ajo e theksoi nevojën që të dëgjohet edhe zëri i shteteve të vogla .  Sipas Presidentes, kemi parë shumë fytyra të globalizimit, por duhet të jemi të vetëdijshëm që një botë multipolare është këtu dhe ekziston.  Ajo theksoi se ata që kanë pushtet duhet të jenë të vetëdijshëm për të tjerët dhe se nuk mund të impononi pushtet absolut.  Rendin nuk mund të bazohet vetëm në pushtet, tha Presidentja.

Në fjalimin e saj, Presidentja preku konceptet e politikës, nga Aristoteli, nëpërmjet Hanan Arendt deri te Harold Lasuell.  Ajo gjithashtu i paraqiti argumentet tronditëse për rëndësinë e Euroazisë dhe Ukrainës për fuqitë e mëdha në tezat e Halford Mekinderit, Nikolas Spajkmen, Zbignjev Bzhezhinski dhe Henri Kisinxher.

Nëse më pyetni për kë bie kambanat, do të them për njerëzimin dhe për nevojën që gratë të marrin rolin e tyre në procesin e marrjes së vendimeve, tha Presidentja në fjalimin e saj. Bota e parë me sytë e grave është ndryshe, theksoi ajo.

Para të pranishmëve, ajo tha se në parlamentin maqedonas, 42% e deputetëve janë gra, se ajo e rriti numrin e grave në kabinetin e saj.  Theksoi se adjutanti i saj është grua dhe se dy pozitat kryesore në Agjencinë e Zbulimit drejtohen nga gra.

I theksoi angazhimet e saj për diplomacinë kulturore dhe i rikujtoi fjalët e revolucionarit maqedonas Goce Delçev, i cili e kuptonte botën si një fushë për garë kulturore midis popujve.

Në kontekstin e marrëdhënieve me vendin mikpritës, Presidentja Sijjanovska Davkova shikon mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbim tregtar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për burimet e Azerbajxhanit dhe për praninë e tij në Ballkan dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, tha Presidentja dhe shprehu pritshmëri për nënshkrimin e një deklarate për miqësi dhe partneritet strategjik midis dy shteteve, e cila do të kontribuonte në konkretizimin e bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Presidentes Sijjanovska-Davkova iu dha medalje nderi nga Universiteti ADA, si mirënjohje për ligjëratën e mbajtur.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...