Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirpriti në takim Dragan Aleksoskin, u.d. drejtor rajonal i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin për Evropën dhe Azinë Qendrore.

18 Shtator 2024 | Kumtesat

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e institucioneve të Maqedonisë me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim dhe mundësitë për thellimin e tij, mbi fushat në politikën migratore të cilave duhet t’u jepet prioritet, si dhe për iniciativat dhe aktivitetet e ardhshme të organizatës që planifikohen për vendin tonë.

Duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim duke filluar nga viti 1999, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar partneritetin e ndërsjellë në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e migracionit, kontrollin e kufijve dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në lidhje me programet e migracionit për motive punësimi, të cilat lehtësojnë integrimin e migrantëve dhe rrisin kontributin e tyre në zhvillimin kombëtar, si dhe për mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për emigrantët.

Në këtë drejtim u shpreh edhe interesimi për bashkëpunim në planin e strategjive të qëndrueshme për zbutjen e rreziqeve nga migrimi klimatik dhe menaxhimin e migracionit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Në takim Presidentja u informua edhe mbi rolin e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet për riintegrimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer dhe familjeve të tyre.

Presidentja e rikonfirmoi angazhimin e vendit në menaxhimin e migracionit legal dhe ilegal, në promovimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare, si dhe përpjekjet për reagimin dhe menaxhimin e duhur të krizave në nivel kombëtar dhe rajonal.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...