Presidentja Siljanovska Davkova dërgoi urim me rastin e festës krishtere të Epifanisë – Uji i Bekuar

19 Janar 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe të krishtere Epifanisë – Uji i Bekuar, dërgoi mesazh urimi kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, Shenjtërisë së Tij, z. z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, monasticizmit dhe klerit të nderuar dhe besimtarëve ortodoksë.

I nderuar z. z. Stefan,

Është nder dhe kënaqësi për mua t’ju uroj juve personalisht dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, monasticizmit dhe klerit të nderuar, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, festën e madhe krishtere të Epifanisë – Uji i Bekuar.

Uroj që festa të na sjellë gëzim në zemrat tona, dritë në shpirtrat tanë dhe paqe në mendjet tona.

Unë besoj se shenjtërimi i ujërave maqedonase do të na ndihmojë të kapërcejmë dekurajimin dhe letargjinë, si dhe do të na frymëzojë të jemi bamirës dhe të kujdesemi për të dashurit tanë dhe komunitetin.

Vetëm me butësi, vëmendje, solidaritet dhe empati mund ta zgjojmë hyjnoren brenda vetes, duke treguar natyrën tonë të vërtetë njerëzore.

Të vetëdijshëm se njerëzimi përballet me krizë të thellë dhe sprova të vështira, duhet të fillojmë për ta ndryshuar veten nëse dëshirojmë ta ndryshojmë shoqërinë. Vetëm individë moralë dhe të mençur krijojnë komunitete të forta, përparimi dhe mirëqenia e të cilave nuk janë kurrë mbi kurriz të dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve.

Le të gëzohemi që ekzistojmë, le ta vlerësojmë dhe respektojmë atë që kemi, le t’i ndajmë pasuritë tona materiale dhe shpirtërore me të tjerët. Të bashkuar, le të përpiqemi të kontribuojmë për një të tashme të lumtur dhe të mirë, dhe një të ardhme të bekuar dhe të begatë.

Zoti u shfaq!

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit