Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadoren greke Filipidu

17 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu.

Në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, potencialet dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, në funksion të ndërtimit të fqinjësisë së mirë të bazuar në besimin dhe mirëkuptimin reciprok. Në këtë drejtim, Presidentja shprehu pritshmërinë e saj për mbështetjen e Greqisë për politikën e zgjerimit dhe aspiratat tona evropiane.

Në takimin me ambasadoren greke u shkëmbyen mendime edhe mbi Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj, ku Presidentja vuri në dukje rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të saj nga të gjitha palët që u angazhuan për të.

Në takim, Presidentja Siljanovska Davkova e rikonfirmoi përkushtimin e saj për zhvillimin e mëtutjeshëm të partneritetit dhe miqësisë së sinqertë me Greqinë. Ajo e theksoi bashkëpunimin e mirë në fushën e mbrojtjes, duke e theksuar rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar, lidhjes infrastrukturore, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe turizmit, si sfida në të cilat duhet të fokusohemi bashkërisht në interes të mirëqenies dhe afrimit të popujve të dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...