Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadoren izraelite, Simona Frankel

2 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Shtetit Izrael, Simona Frankel.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, ku është vlerësuar se karakterizohen nga miqësia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi interesin maqedonas për shfrytëzimin e potencialit të rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dhe rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale nëpërmjet bashkëpunimit konkret bilateral, duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike, teknologjike dhe shkencore të Izraelit.

Në këtë takim Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi gjendjen aktuale në Izrael pas sulmeve nga Hamasi në tetor të vitit të kaluar. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për të gjitha çështjet e sigurisë, duke përfshirë edhe Lindjen e Afërme, shteti ynë e harmonizon qëndrimin e vet me pozitat e BE-së dhe i koordinon politikat e veta në suazat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe në koordinim me vendet anëtare të NATO-s, kurse udhëhiqet vetëm nga interesi maqedonas dhe interesi i qytetarëve maqedonas.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...