Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin çek Jarosllav Lludva

1 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Lludva.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime pmbiër marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shtetev, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ku u theksua përkushtimi mbi zhvillimin dhe përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partnere, që shprehet nëpërmjet dialogut intensiv politik dhe bashkëpunimit ekonomik.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme që Republika Çeke e jep për aspiratat evropiane të shtetit tonë dhe rajonit, si në nivel bilateral ashtu edhe në suazat e institucioneve të BE-së dhe nëpërmjet veprimit në suazat e Grupit të Vishegradit. Në takim u bisedua edhe mbi rrjedhën e procesit reformues, ku Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi themelimin e Ministrisë për Çështje Evropiane si hap i rëndësishëm që e dëshmon përkushtimin e shtetit ndaj agjendës evropiane.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...