Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin e Vietnamit, Do Hoang Long

27 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës Socialiste të Vietnamit, Do Hoang Long.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve të cilat i lidh një miqësi shumëvjeçare dhe u shpreh nxitja për përparimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë fusha.

Bashkëfolësit e theksuan ekonominë si një nga sferat prioritare të bashkëpunimit bilateral dhe shprehën interesim për përparimin e saj duke ndërmarrë aktivitete dhe projekte specifike ekonomike, si themelimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomik, organizimi i një seminari ekonomik në Shkup nga Ambasada e Vietnamit në drejtim të nxitjes së tregtisë dhe investimeve midis dy shteteve.

Në takim u bisedua edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit bilateral edhe në fushat e  kulturës, turizmit, arsimit dhe shkencës, nëpërmjet shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, si dhe për zgjerimin e kornizës së dakorduar në sferën e arsimit dhe shkencës, si dhe në bashkëpunimin midis ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve.

Të dy bashkëfolësit konstatuan se ekziston bashkëpunim i mirë në planin multilateral dhe shprehën pritjen se ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare do të vazhdojë sidomos në suazat e OKB-së dhe në Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...