Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin spanjoll Hose Luis Losano Garsija

1 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Hose Luis Losano Garcia.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, të cilat këtë vit mbushin 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe u theksua përkushtimi për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneriteti ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në suazat e NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së dhe mbështetëse e aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilën e dëshmoi qartë gjatë presidencës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Në atë kontekst, u diskutua për rrjedhën e mëtejshme të agjendës së reformave pas formimit të qeverisë së re.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen aktuale në rajonin më të gjerë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu interesin e palës maqedonase për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy shteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...