Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti delegacionin Aleancën maqedonase për integrim evropian

5 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti delegacion të Aleancës maqedonase për integrime evropiane nga Republika e Shqipërisë, të kryesuar nga kryetari i saj, Vasil Sterjovski.

Përfaqësuesit e partisë së vetme politike të maqedonasve në Shqipëri shprehën shqetësim serioz për gjendjen e minoritetit maqedonas, duke theksuar se ata po përballohen me propagandë dhe përpjekje asimilimi të cilat e kërcënojnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.

Ata shprehën pakënaqësi për qëndrimin e institucioneve shqiptare ndaj tyre, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal, duke theksuar se mbrojtja dhe mbështetja e pamjaftueshme e vendos këtë bashkësi në një pozitë të pasigurt të ekspozuar ndaj presioneve të përhershme.

Kërkuan pjesëmarrje më të madhe nga pushtetet maqedonase, si dhe ndihmën e tyre për tejkalimin e problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohen. Ata e shprehën hapur qëndrimin e tyre për mungesën e një strategjie shtetërore për mbrojtjen e pozitës së maqedonasve në Shqipëri.

Në këtë bisedë, ata e informuan Presidenten mbi iniciativat e deritanishme të partisë, si dhe për aktivitetet e planifikuara, që synojnë përforcimin e identitetit të tyre kombëtar dhe kulturor.

Presidentja Siljanovska-Davkova fillimisht shprehu mirëkuptimin për përkeqësimin e gjendjes së minoritetit maqedonas në Shqipëri.

Ajo e riafirmoi nevojën për një qasje strategjike në zgjidhjen e statusit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit maqedonas në Shqipëri, në përputhje me dokumentet evropiane dhe ndërkombëtare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në “Mëngjesi global i grave” i organizuar nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë

Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në “Mëngjesi global i grave” i organizuar nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në manifestimin “Mëngjesi global i grave 2025”, i cili u mbajt në Institutin e kimisë në Fakultetin Shkencor-Matematikor në Shkup me temën “Lidhja për një të ardhme të qëndrueshme”. [gallery...